Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kadri Veseli po mbahet në EULEX, qarkullon nga aty nën përcjellje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës, ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij, i cili ndodhet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Ai ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, duke përfshirë policinë e EULEX-it.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, Veseli nën përcjelljen e EULEX-it është parë duke dalë nga aty për të qarkulluar tutje dhe që destinacion mund të jetë Mitrovica, për vizitë te babai, që është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Postime të ngjashme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: I domosdoshëm lidershipin i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

N E

Padia për gjenocid kundër Serbisë do të marrë shumë kohë

N E

Krerët e shtetit në iftar me udhëheqësit e Bashkesisë Islame

N E

Liburn Aliu: Nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë pa vendosur reciprocitet

N E

Cila do të jetë qasja ndaj politikës së jashtme dhe raportin me Shqipërinë në programin e qeverisë Kurti

N E

Në Kosovë nesër fillon vaksinimi kundër KOVID-19 i personave mbi 65-vjeçar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...