Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kadrija: Sipas Ligjit, nesër duhet të fillojë regjistrimi, Rexhepi: Nuk ka shtyrje

Shkup, 31 mart – Koordinatori i grupit parlamentar të opozitës shqiptare ASH-AAA, Skender Rexhepi, ka deklaruar se regjistrimi nesër fillon, nuk shtyhet.

“Përmes vazhdimit të gjendjes së krizës, SDSM, VMRO dhe BDI tentuan sot ta kontrabandojnë ligjin për shtyerjen e regjistrimit. Ne vetëm ua dëshmuam se nuk jemi BDI, nuk mund të shtyhet regjistrimi dhe as nuk tërheqim amendamentet derisa të zgjidhet përfundimisht problemi me shtetësinë. Sa më shpejtë e kuptoni këtë aq më mirë do të bëhet për të gjithë. Ftojmë BDI-në që të mos bëhen pjesë e lojrave anti shqiptare. Nëse janë të shantazhuar dhe detyruar të pranojnë edhe vendime më të rënda ju sigurojmë se do t’i mbrojmë si nga SDSM ashtu edhe nga VMRO-DPMNE, vetëm mos bëni pazare më të mëdhaja dhe më të dëmshme në kurriz të shqiptarëve. Sa për regjistrimij, tema u mbyll. Nesër regjistruesit duhet të dalin në terren dhe procesi mund të vazhdojë. Çdo vendim tjetër pas 1 prillit do të jetë si ai i vitit 2011 dhe do të procedojmë lëndën “Regjistrimi 2”, ka shkruar përmes Facebook Skender Rexhepi.

Deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija në emisionin ClickPlus tha se sipas ligji në fuqi, nesër duhet të fillojë Regjistrimi.

Por, ai porositi se duhet të pritet deri nesër që të shihet se nëse regjistruesit do të dalin në terren.

Deputeti Kadrija nga BDI-ja në #ClickPlus: Sipas Ligjit nesër duhet të fillojë regjistrimi

Posted by TV21 on Wednesday, March 31, 2021

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...