Agjencia Zhurnal.mk

Kadriu për Zhurnal: Deputetët duhet të pranojnë interpretimin autentik të nenit 11 të ligjit për falje

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve sot në takimin e rregullt të së hënës duhet të dakordohen nëse dhe kur Komisioni ligjvënës-juridik do të mblidhet dhe do ta shqyrtojë kërkesën e LSDM-së për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për falje.

Qëllimi i interpretimit autentik, sipas parashtruese, është që të pengohen tentimet për shmangien e drejtësisë dhe sigurim të mosndëshkimit për vepra serioze penale, gjegjësisht aktivizim të faljeve të paligjshme të dhëna nga ish-presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa në kontekst të vendimit të mundshëm të Gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e nenit 11 nga Ligji për plotësim të Ligjit për falje nga viti 2016.

Të premten e kaluar Gjykata Kushtetuese me 6 vota për dhe 3 kundër ka sjellë vendim që të rivlerësohet kushtetueshmëria e aktit me të cilin ishte tërhequr amnestia e Ivanovit për 56 funksionarë të atëhershëm.

Njëri nga gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese që votoi kundër kësaj iniciative është edhe gjykatësi shqiptarë Osman Kadriu.

Ai sot në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se deputetët patjetër duhet të pranojnë interpretimin autentik të ligjit në fjalë që nënkupton se abolicioni që është miratuar në atë kohë nuk ka elemente si akt juridik.

Sipas Gjykatësit Kadriu mes tjerash thotë se ai akt është i nurshëm dhe në drejtësi trajtohet edhe si joekzistues.

“Mendimi im profesional juridik është që deputetët patjetër duhet të pranojnë interpretimin autentik për ligjin në fjalë që nënkupton që abolicioni që është miratuar në atë kohë nuk ka atribute nuk ka elemente si akt juridik, dhe kjo duhet të përfshihet në interpretimin autentik. Ndërsa sipas kushtetutës dhe drejtësisë në tërësi çdo interpretim autentik bëhet pjesë e ligjit që do të thotë se ligji nuk e ka mundësuar në atë mënyrë të jetë abolicioni. Ai akt është i nurshëm dhe në drejtësi trajtohet edhe si joekzistues, sikurse fare edhe nuk është sjellur prandaj edhe ai akt nuk mund të prodhon efekte juridike. Për çdo rast këto mendime që i jap në bazë shkencore këta duhet ta vërtetojnë edhe me interpretimin e tyre”, ka deklaruar për Zhurnal, Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu.

Kundër ngritjes së kësaj iniciative përvec gjykatësit Osman Kadriu kanë votuar edhe Sali Murati dhe Darko Kostadinovski, ndërsa Për kanë qenë Jovan Josifovski, Elena Gosheva, Naser Ajdari, Vangelina Markudova, Vlladimir Stojanovski dhe Nikolla Ivanovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...