Ekspozita e posaçme “Udhëtim nëpër qytetërime”, e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), nisi të enjten në Qendrën e Kulturës Kineze në Kajro të Egjiptit.
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong dërgoi një videomesazh për këtë aktivitet. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues nga ambasada e Kinës në Egjipt, si dhe mbi 100 të ftuar nga qarqet kulturore e mediatike egjiptiane.
Në videomesazh, Shen tha se në lumin e gjatë të historisë, qytetëzimi kinez dhe ai i Egjiptit të lashtë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qytetërimin e njerëzimit. Sot populli kinez po ndërton qytetërimin modern të kombit kinez dhe po nxit përparimin e qytetërimeve njerëzore. Duke mbajtur përgjegjësinë mediatike, CMG-ja do të promovojë në mënyrë novatore qytetërimin kinez, do të forcojë shkëmbimet njerëzore kino-arabe dhe do të nxitë dialogun ndërmjet dy qytetërimeve, që të japë kontribut në formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe vendeve arabe. (Wang Lei/ Artan)