Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kaleska-Vançeva: VMRO-DPMNE dëshiron ta bllokon regjistrimin, këtë nuk do ta lejojmë

Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Deputetja nga radhët e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva sot tha se regjistrimi i popullsisë do të jetë në muajin prill për shkak se është i domosdoshëm për zhvillimin e shtetit.

“Në vitin 2021 vijon operacioni i suksesshëm statisikor sipas standardeve më të mira evropiane. Regjistrimi, si operacioni statistikor, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të BE-së do të organizohet dhe zbatohet nga Enti Shtetëror për Statistika”, tha Kaleska.

Sipas saj, me Propozim-ligjin për regjistrimin e popullisë LSDM ka për qëllim që këtë operacion statistikor edhe në të ardhmen të mos trajtohet si çështje politike.

“Regjistrimi nuk duhet të varet nga vullneti i partive politike dhe krerëve të saj. Ai koncept i gabuar i VMRO-DPMNE-së, që regjistrimi të jetë operacion politik u vërtetua si i gabuar në vitin 2011 dhe për këtë shkak dështoi regjistrimi dhe u shpenzuan paratë e popullit”, tha Kaleska.

Ajo shton se regjistrimi është i domosdoshëm për zhvillimin e vendet dhe se nuk ka vend në rajon që ka mbetur pa regjistrim për 18 vite. Për fund, Kaleska tha se nuk do të lejojnë VMRO-DPMNE-në të bllokojnë procesin e regjistrimit.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...