Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kalfin: Argumentet bullgare për veton ndaj RMV-së janë të pakuptueshme për partnerët evropianë

Shkup, 9 dhjetor, zhurnal.mk – Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Bullgarisë, Ivailo Kalfin vlerëson se Bullgaria është humbëse në situatën e tashme dhe do të mbahet mend si vend që bllokoi bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, edhe pse ka dashur të jetë liedere dhe ta udhëheq procesin e euro integrimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në deklaratë për BNT, Kalfin thotë se qëndrimi bullgar ju konvenon vendeve të tjera, të cilat nuk duan të vazhdojë procesi i zgjerimi në BE, por e shfrytëzojnë Bullgarinë si pretekst.

“Memorandumi sqarues i Bullgarisë për problemet e veta me Maqedoninë e Veriut është dërguar te vendet anëtare të BE-së dhe është i pakuptueshëm për shumicën e evropianëve. Vetoja bullgare gjithashtu i përforcoi ndjenjat kundër Bullgarisë në Shkup”, thekson Kalfin.

Sipas tij duhet të ketë mënyrë tjetër për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe.

“Problemi është se ne dhe RMV rrezikojmë të rrëshqasin nëpër linjën e propagandës dhe ideologjisë që po qeverisin me vite në këto dy vende. Historia dhe gjuha janë të rëndësishme dhe autoritetet duhet t’i mbrojnë, megjithatë, argumentet bullgare janë të të pakuptueshme për partnerët evropianë”, thotë Kalfin.

Postime të ngjashme

OSBE dhe Këshilli për Etikë në Media i promovuan Udhëzimet e para për raportim etik të mediave onlajn në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Vlefshmëria e pasaportave të skaduar të shtetasve tanë në diasporë do të vazhdohet deri në fund të vitit

Z H

Pasi mungoi për disa seanca me radhë, sot Ruskoska u paraqit në gjykim për 27 prillin

Z H

Zaevi nuk dëshiron t’i komentojë shkrimet për Fërçkovskin derisa nuk përfundojnë procedurat për ambasadorë

R Zh

Ministria e Ekonomisë: Nuk ka prolongim të afateve për llogaritë përfundimtare

R Zh

Kyçyk: Marrëdhëniet e mira fqinjësore pjesë e rëndësishme e procesit, por jo nga korniza negociuese

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...