Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kalfin: Marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit duhet të ndërtohen shumë shpejtë mbi një bazë të re

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Ish-ministri bullgar i Punëve të Jashtme dhe ish-eurodeputeti Ivajlo Kalfin, në një intervistë për portalin bullgar “Fokus”, thotë se Bullgaria duhet shumë shpejt të ndërtojë marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut mbi një bazë të re. Ai thotë se Sofja nuk duhet të kishte përdorur “armën e rëndë” – duke bllokuar Shkupin.

“Bllokimi i negociatave, pa marrë parasysh sa e quajmë shtyrje, ndalje, etj., në praktikë është armë shumë e rëndë që e përdorë Bullgaria. Jo vetëm në diplomaci, është mirë të tregosh se ka armë të rënda, por jo t’i përdorësh ato. Çështja është që ne tashmë e kemi përdorur atë dhe kjo është për gëzimin e madh të të gjithë atyre që nuk duan të shohin Shkupin si një anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët nuk duan të shohin marrëdhënie të mira bilaterale, në përgjithësi ata morën ushqim për fushatën e tyre anti-bullgare për vitet e ardhshme”, thotë Kalfin.

Sipas tij, Bullgaria tani duhet të marrë masa për të dalë nga situata me të cilën është vetizoluar në BE.

Kalfin propozon ndërtimin e marrëdhënieve me Shkupin mbi një bazë të re dhe sipas tij kjo duhet të ndodhë shumë shpejtë.

“Ajo që duhet bërë është të ndërtojmë marrëdhënie, absolutisht mbi një bazë të re dhe kjo duhet të ndodhë shumë shpejtë. Vura re deklaratën që Gjermania do të ndërhynte si kryesuese e Këshillit të BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve. Së pari, Bullgaria duhet të formulojë shumë qartë se cilat janë problemet tona dhe cilat janë kushtet për këtë. Rreth një muaj më parë, ne i informuam partnerët tanë evropianë me një memorandum të gjatë që përmban më shumë emocione, histori … sesa kërkesa konkrete dhe të arsyeshme. Pra, gjëja e parë që na duhet është të formulojmë qartë atë që duam. Kjo nuk është detyrë e lehtë, duke pasur parasysh që ne në Bullgari nuk dëgjojmë një qëndrim të qartë nga qeveria, e lëre më nga partnerët tanë”, thotë Kalfin.

Gjëja e dytë që Bullgaria duhet të bëjë, sipas tij, është të fillojë menjëherë bisedimet në nivelin politik për dalje nga kjo situatë.

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...