Kronika Shqipëri

Kali i pret rrugën makinës, aksidentohet për vdekje 70 vjeçari

Zhurnal Ads

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht. Viktima e këtij aksidenti është shtetasi Hekuran Ramo, 70 vjeç i cili udhëtonte me kalë.

70 vjeçari u godit nga një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin me iniciale E.G 27 vjeç.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më poshtë gjeni njoftimin e policë:

Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Postime të ngjashme

Bllokohet kalimi i mjeteve në hyrje-daljet në pikën kufitare të Kakavijës për një ditë, punonjësit e doganës greke nesër në grevë

S.B.

Rama prezanton platformën “Deputeti që duam”: Do mirëpresim të rinj e të reja, të interesuarit të dërgojnë video pse duan të marrin pjesë

admin

Në hekurudhën Gjevgjeli-Shkup në Veles, janë gjetur 22 emigrantë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...