Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kaliforni, kufizimet e vendosura do të hiqen më 15 qershor

“Falë vaksinimit të më shumë se 20 milionë qytetarëve, ka ardhur koha që ekonomia e Kalifornisë të hapet plotësisht”, tha guvernatori Gavin Newsom.

Në rajonin më të populluar të SHBA-së, Kaliforni, kufizimet e vendosura në ekonomi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të hiqen plotësisht që nga 15 qershori.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom në një deklaratë bëri të ditur se janë pakësuar shtrimet në spital nga rastet e COVID-19 dhe se qytetarët janë vaksinuar me shpejtësi. “Falë vaksinimit të më shumë se 20 milionë qytetarëve, ka ardhur koha që ekonomia e Kalifornisë të hapet plotësisht”, tha Newsom.

Ai theksoi se do të vazhdojnë rregullat si vaksinimi dhe vendosja e maskave. “Drita në fund të tunelit nuk ka qenë kurrë më e shndritshme”, tha Newsom.

Në deklaratë ndahet informacioni se kufizimet në rajon do të hiqen plotësisht që nga 15 qershori dhe se do t’i jepet fund edhe sistemit të koduar me 4 ngjyra të përdorur për të përcaktuar nivelin e rrezikut në rajon.

Ndalesat e hequra në disa vende

Administrata e rajonit të Teksasit hoqi në fillim të marsit detyrimin e maskës dhe lejoi rihapjen e bizneseve me kapacitet prej 100 për qind.

Ndërsa guvernatori i Arizonës deklaroi përfundimin e kufizimeve të kapaciteteve në biznese dhe vazhdimin e aplikimit të rregullit për maskën.

Gjithashtu edhe në Alabama u njoftua se detyrimi për maskën do të hiqet më 9 prill.

Ndërkohë në Karolinën e Jugut e cila i ka dhënë fund përdorimit të maskës në ndërtesat qeveritare thuhet se punonjësit e restoranteve do të vazhdojnë edhe për një kohë vendosjen e maskës.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...