Kalimi nga patentë shoferët ilegal në RKS, Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Duam t’ju lehtësojmë problemet e përditshme

nga Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 9 maji, qytetarëve serb do t’u mundësohet kalimi nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

E lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti në një adresim përmes një video-mesazhi ka thënë se që një kohë të gjatë kanë pranuar kërkesa për në vendim të tillë.

“Një kohë të gjatë pranojmë kërkesat tuaja për marrjen e një vendimi të këtillë. Ne duam t’ju lehtësojmë qytetarëve tanë problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen. Tani, është e nevojshme infrastruktura në vend andaj edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pozitivisht”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se është mundësuar një proces shumë i lehtë dhe efikas për kalim në patentë shoferë të vlefshëm.

“Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=324725570432884

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More