Kallas për tragjedinë në Koçan: Thellësisht e pikëlluar, BE-ja ndan dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut

nga Redaksia

Bruksel, 16 mars – Për tragjedinë në Koçan ku humbë jetën 51 të rinj, ka reaguar edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Përmes një postimi në rrjetin X, Kallas shprehu ngushëllimet për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke shtuar se BE-ja ndan dhimbjen me popullin e Maqedonisë së Veriut.

“Thellësisht e pikëlluar për zjarrin tragjik, i cili mori shumë jetë të reja në Koçan. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. BE-ja ndan dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Maqedonisë së Veriut,” shkroi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More