Kallashi lufton në Karlsruhe dhe pret një vit të suksesshëm  

nga A.S.

Aleksander Kallashi boksier i “ArenaRing Management Promotion” ka filluar përgatitjet maksimale për ndeshjen e tij të ardhshme me 29.06.2024 në Karlsruhe të Gjermanisë, kurse pas 20 dite atë e prêt edhe ndeshja në Garana të Maqedonisë si dhe sivjet do të luftoj për titullin UBO Intercontinental në Fier të Shqipërisë.

Kallashi po ndihet shumë mirë por edhe i motivuar andaj ai thotë se nuk mendon për asgjë tjetër vetëm për fitoret e radhës. Cekim se ai po fiton mbështetje edhe nga sponzorat dhe njëri prej tyre që i ka premtuar mbështetje maksimale madje edhe si sponsor gjeneral do jetë “Sellmanns Boutique Hotel”.

“Ky sport është i kushtueshëm dhe nëse nuk arrijmë të kemi sponsor është shumë e vështirë për të arritur rezultate kulmore, andaj falënderoj sponsorin tim të ri Sellmanss Boutique për mbështetje dhe i premtoj se nuk do ta zhgënjej. Sa i përket përgatitjeve, kam filluar maksimalisht punës dhe besoj se ky vit do të jetë vetëm i imi”, deklaroi Kallashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More