Agjencia Zhurnal.mk

Kallashi: Me menaxherin tim kam plane madhore në Boksin Profesionist

28 Nëntori Dita e Flamurit shqiptar do te jete emocionale për ish kampionin e Evropës në K1, Aleksader Kallashi, pasi i njëjti po në këtë ditë pret të debutoj me fitore në Boksin Profesionist. Ai për këtë ndeshje po përgatitet maksimalisht në Gjermani, vend ky në të cilën është transferuar nga Greqia ku edhe ka filluar të ndërtoj tani më karrierën sportive. Për të realizuar ëndrrën e tij ka ndikuar shumë edhe menaxheri i tij, Avdyl Salihu, me të cilin kanë bashkëpunim mjaft të mirë në 3 vitet e fundit.

“Përgatitjet kryesisht jam duke i zhvilluar në Dortumund me trajnerët e mi Armin dhe Benin në klubin Fightology. Ushtrimet janë të fuqishme ku përveç ne aspektin fizik dhe psikik po punoj shume edhe me sparinge te ndryshme dhe tani ndihem mire dhe besoj shume se me 28 nëntor do festojmë debutimin tim të suksesshëm në boksin profesionistë”, thotë Kallashi duke shtuar se në ditët në vijim do të dijë kundërshtarin e tij. “Jam ne biseda të vazhdueshme me menaxherin tim dhe ai me ka premtuar se ne ditët e ardhshme do të caktohet kundërshtari. Për momentin janë më serioz dy kundërshtar që poashtu vijnë nga Gjermania dhe pas analizave që do ti bëjmë do të zgjedhim të vërtetin”.

Ndryshe, boksieri shqiptar po apelon edhe deri tek sponzorët për mbështetje. “Ka 1 vit që gjendem në Gjermani dhe normal ende nuk jam ambientuar me njerez të ri, andaj po apeloj publikisht se të gjithë ata që do më mbështesin si sponsor unë nuk do i dëshpëroj. Sukseset e mija janë të verifikuara në Kikboks ashtu do jene edhe në Boksin profesionist andaj ejani në ekipin tonë pasi suksesi është i garantuar”. Në fund, Kallashi thotë se Pandemia  ka ndikuar shumë në planet e tija, mirëpo me punën që po bëjnë së bashku me Menaxherin e tij nga “ArenaRing Box Management” do ta tejkalojnë krizën dhe presin shumë në të ardhmen.  Ndeshja do të zhvillohet në Velbert, Nordrhein-Westfalen, Gjermani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

A.S.

Lajmet e fundit

Loading...