Kallëzim penal kundër tre personave në Shkup, kanë mashtruar qytetarët duke u shitur materiale ndërtimore

nga D V

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se është parashtruar kallëzim penal ndaj tre personave, pasi të njëjtit dyshohen se kanë mashtruar qytetarët gjatë shit-blerjes së materialit ndërtimor.

“DPB Strugë ka parashtruar kallëzim penal ndaj B.A.(37) nga Shkupi, A.V.(35) dhe I.S. (37), të dy nga Probishtipi.

Ata gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti kanë telefonuar disa qytetarëve nga Ohri dhe Struga, duke pretenduar se janë punëtorë të firmave ndërtimore dhe duke u ofruar materiale ndërtimi me çmime më të lira.

Në këtë mënyrë të akuzuarit kanë përfituar përfitim pasuror kundërligjor prej 281.600 denarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More