Kallëzim penal ndaj drejtorit të Qendrës për Kulturë në Ohër, udhëtoi jashtë vendit pa nevojë me buxhet të shtetit

nga D V

Shkup, 28 shkurt – SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.S.(48), drejtor i Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Ai duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, pa vendim të këshillit drejtues të institucionit, pa ftesë të rregullt dhe në kundërshtim me rregulloren për shpenzimet e udhëtimit afarist, ka udhëtuar jashtë vendit dhe me këtë i ka shkaktuar dëm buxhetit të institucionit në shumë prej 46.520 denarë”, thonë nga SPB Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More