Kallëzim penal ndaj një personi në Dibër, ka uzurpuar pronën shtetërore

nga D. V.

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një 60-vjeçari nga Dibra i cili dyshohet se uzurpuar pronën shtetërore.

“NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër K.C. (60) nga Dibra për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “ndërtimi i paligjshëm” sipas nenit 244 dhe “uzurpimi i patundshmërive” sipas nenit 225 të Kodit Penal.

Ai, gjatë qershorit të këtij viti, në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore në lokalitetin “Bademat” përgjatë bregut të Liqenit të Dibrës, pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me Ligjin e Ndërtimit, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt me një sipërfaqe të përgjithshme prej 88.40 metrash katrorë”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More