Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër XH.R. nga Manastiri i punësuar në Sektorin për punë të përbashkëta në kuadër të SPB Manastir, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “rrezikimi i sigurisë”.
“Më datë 05.01.2025 rreth orës 02.30 në një lokal nate në Manastir, i akuzuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar një person dhe gjatë intervenimit të personelit të sigurimit është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre.