Kallëzim penal për kreun e Gjevgjelisë, ka ndarë para nga buxheti gjatë zgjedhjeve

nga Xh M

SPB Strumicë deri te Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka parashtruar kallëzim penal ndaj një kryetari të komune për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale ndarje të parave nga buxheti gjatë zgjedhjeve.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka dhuruar ndihmë financiare ndaj 38 personave fizik në vlerë prej 195.000 denarë sipas masave dhe aktiviteteve të komunës në fushën e mbrojtjes sociale.

Nga Prokuroria thonë se pagesat janë bërë gjatë vitit 2019, në kohën kur ka pasur zgjedhje presidenciale që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me Ligjin për parandalimin e korrupsionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More