Kallëzim penal për nënën dhe gjyshen që detyruan fëmijën të lypë lëmoshë në Dibër

nga D. V.

Departamenti për Punë të Brendshme në Dibër ka paraqitur kallëzim penal ndaj një nëne dhe një gjyshe për shkak të detyrimit të një të mituri të lypë.

Kallëzimi penal është paraqitur ndaj N.M. (28) nga Strumica dhe D.D. (57) nga Shtipi për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës”.

“Më 4 të këtij muaji, në Dibër është kapur fëmija i denoncueses së parë duke lypur në rrugën kryesore ‘Elena Gjika’, ndërsa ajo paraprakisht ia kishte dorëzuar fëmijën nënës së saj, e cila është denoncuesja e dytë,” informoi policia.

Fenomeni i lypjes në rrugët e Dibrës është i shpeshtë, veçanërisht para dhe gjatë festave fetare, si dhe gjatë verës kur mërgimtarët kthehen masivisht në vendlindje. Lypësit, fëmijë dhe të rritur, vijnë kryesisht nga Prilepi, Gostivari dhe Velesi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More