SPB Manastir – NJPB Makedonski Brod, në Prokurorinë themelore publike Kërçovë ka parashtruar kallëzim penal kundër R.S.(38) dhe K.V.(44), që të dy nga Makedonski Brod, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “mosparaqitje të veprës penale apo kryesit” të paraparë dhe ndëshkuese sipas nenit 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.
I paraqituri i parë, drejtori i Institucionit publik Qendra ndërkomunale për punë sociale Makedonski brod, ndërsa e paraqitura e dytë punëtore sociale në isntitucion, kumtuan sot nga MPB, më 07.03.2025 morën paraqitje telefonike për sulm seksual dhe dhunim të një fëmije i cili i ishte ndarë një familjeje kujdestare dhe nuk kishte mbushur 15 vjeç, kryer nga një person nga Makedonski Brodi.
“Njëherit, të paraqiturit nuk kanë ndërmarrë kurfarë veprime zyrtare pas paraqitjes së marrë, si persona zyrtarë me vetëdije nuk kanë paraqitur vepër penale për të cilën kanë marrë vesh gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërkaq më pas nuk kanë ndërmarrë kurfarë veprime në pajtim me ligjin për mbrojtje sociale dhe aktet nënligjore, Ligjin për drejtësi të fëmijëve, me çka kanë krijur kushte për viktimizim të sërishëm të fëmijës-viktimë të veprës penale”, sqarohet në kumteësn e MPB-së.