Kallëzime penale për ish-drejtoreshën e shkollës në Kumanovë dhe 6 të punësuarve në MASH

nga D. V.

Shkup, 9 maj – Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se është ngritur kallëzim penal kundër V.T., ish-drejtoreshës së shkollës së mesme “Kiro Burnaz” në Kumanovë, gjashtë të punësuarve në Ministrinë e Arsimit, dy subjekteve juridike nga Kumanova dhe pronarëve të tyre, të cilët dyshohen për keqpërdorim në procesin e kontratave për transport të nxënësve.

Respektivisht, edhe pse shkolla ishte në rikonstruksion dhe nuk zhvillonte mësim me prezencë fizike, ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumente për shërbime të kryera dhe kanë lëshuar fatura të rreme që janë paguar nga Ministria, duke shkaktuar dëm financiar. Të dyshuarit dyshohen se kanë vepruar në dy raste, në periudhën e vitit shkollor 2022/2023 dhe 2023/2024.

“Të gjithë të raportuarit i kanë mundësuar të akuzuarit D.P. dhe personit juridik për transport të udhëtarëve nga Kumanova të përfitojnë dobi pasurore kundërligjshëm në vlerë të përgjithshme prej 32.620.123 denarëve, në dëm të buxhetit të RMV-së”, shtojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More