Bota

Kaloi koronavirusin/ Berlusconi: Një nga eksperiencat më të vështira të jetës ime

I ftuar i gazetarit Gabio Fazio në “Che tempo che fa” në Rai 3, ka rrëfyer eksperiencën e tij me Koronavirusin.

Sipas 82-vjeçarit, eksperienca me virusin ishte një ndër më të këqijat të përjetuara ndonjëherë.

“Pak nga pak, pasojat e Covid po zhduken. Ishte një nga përvojat më të këqija të jetës sime. Unë i kuptova dhe ndava vuajtjet e shumë njerëzve të sëmurë dhe të shumë njerëzve të pikëlluar nga sëmundja e të dashurve të tyre. Nuk mund të them se ndihem mirë kur rreth nesh ka ende spektakël të dhimbjes, pikëllimit, krizës që për shumë familje dhe biznese mund të thotë shkatërrim”, tha ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, përcjell Ora Neës.

Lideri i Partisë Forza Italia, ish kryeministri italian Silvio Berlusconi u shtrua në spitalin “San Raffele” të Milanos pas infektimit nga Covid-19.

Ai ka qëndruar 12 ditë rresht në këtë spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo.

Por fatmirësisht, Berlusconi arriti ta mposhtë virusin, pavarësisht moshës që mban mbi supe.

Postime të ngjashme

16 njerëz vdesin në protestat për arrestimin e liderit të opozitës në Ugandë

S.B.

Në Francë hyn në fuqi ora policore; Covid – 19 në botë: 1,1 milion të vdekur dhe 39,2 milionë të infektuar

admin

Mjeku i presidentit Trump jep detaje për gjendjen shëndetësore të tij

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...