Kaloi më shumë se gjysma e kohës, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar më pak se një milion banorë

Regjistrimi në teren në Maqedoninë e Veriut ka filluar më 5 shtator, ndërsa deri në mbrëmjen e 18 shtatorit janë regjistruar 951 151 qytetarë, transmeton Portalb.mk.

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar që deri në mëngjesin e sotëm janë vetëregjistruar 193 370 qytetarë nga diaspora. Diasporë më së shumti është regjistruar në Zvicër (62 995), Gjermani (43 987), Itali (27 119), Austri (11 164), SHBA (8334), etj.

Në Maqedoninë e Veriut deri mbrëmjen e djeshme janë regjistruar 297 089 ekonomi familjare dhe 402 768 banesa.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, sipas Entit të Statistikës, po realizohet sipas dinamikës së paraparë edhe pse për disa ditë kishte ndërprerje të këtij procesi, që ka nisur më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të zgjasë regjistrimi online i diasporës, i cili filloi më 1 mars të këtij viti. Deri në fund të vitit, jo më vonë se janari 2022, të dhënat duhet të publikohen.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet gati pas dy dekadave, ndërsa drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, kishte pranuar se dy sulme të hakerëve u zhvilluan pas fillimit të procesit të regjistrimit, njëri sulm ishte në vetë procesin, dhe tjetri në faqen e internetit të Entit.

Regjistrimi i parë bashkëkohor në vend u krye në 1921. Tetë regjistrime u kryen pas Luftës së Dytë Botërore: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994, dhe 2002. Regjistrimi i vitit 1991 ishte i paplotë dhe për këtë arsye në 1994 një regjistrim u krye përsëri në të njëjtën dekadë. Regjistrimi i vitit 1994 është i pari që nga pavarësia, dhe regjistrimi i vitit 2002 është i fundit i kryer. Sipas të dhënave të mbledhura në atë kohë në vend, popullsia ishte 2,022,547, kishte 564,296 familje dhe 698,143 apartamente.

Related posts

MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Z H

Katimerini: Dendias në Shkup për ngrohje të marrdhënieve Greqi – Maqedoni

Z H

Gjykata i cakton arrest shkupjanit që u mori 48 mijë euro me mashtrim 10 qytetarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More