Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kalon 600,000 numri i viktimave nga Coronavirusi në ShBA

Numri i qytetarëve të vdekur nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 600,000.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri të martën janë konfirmuar 600,012 viktima.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në ndonjë vend.

SHBA-ja prin edhe me totalin e rasteve të konfirmuara pozitive: afro 33.5 milionë.

Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 173 milionë njerëz, apo rreth 52 për qind e popullatës amerikane, kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Afërsisht 43%, ose rreth 144 milionë banorë, janë vaksinuar plotësisht.

Vaksinat që përdoren në SHBA kundër koronavirusit, duhet të jepen në dy doza, për të arritur efektin maksimal.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 176 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 3.8 milionë kanë vdekur.

Pas SHBA-së, numrin më të lartë të viktimave e kanë Brazili dhe India: mbi 488,000, përkatësisht mbi 377,000.

Në Evropë prin Mbretëria e Bashkuar me mbi 128,000 viktima.

Postime të ngjashme

Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në luftë

D V

Nga sot, mohimi i gjenocidit në Bosnje ndalohet

D V

HRW: Sulmet në Gaza duket se përbëjnë krime lufte

D V

Dy njerëz të vdekur nga shpërthimi në Gjermani

D V

Parashikime më të mira për ekonominë globale më 2022

D V

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...