Agjencia Zhurnal.mk

Kalon NISMA, ky është vendimi i Gjykatës Supreme

Prishtinë, 14 nëntor – Zhurnal.mk – Gykata Supreme ka vendosur që votat e ardhura nga Serbia të mos merren parasysh për zgjedhjet e 6 tetorit, dhe si e tillë kjo e bën NISMA të kalojë pragun dhe të jetë pjesë e Kuvendit.

Bilall Sherifi e ka konfimuar se Supremja ka vendosur që rreth 3 mijë vota të ardhura nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Kemi informacione, por po presim që Gjykata Supreme të dal publikisht. Vendimi i tyre pritet të jetë i njetë me PZAP,” ka thënë Sherifi.

Rreth 3 mijë vota të ardhura nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit. Burime të medias konfirmojnë se Supremja ka marre vendim dhe pritet të dalë me vendim publik pas pak qastesh.

Kujtojmë, që NISMA në këto iu fut garës në këto zgjedhje me AKR’në dhe PD’në, ku fillimisht nuk e kaluan pragun sipas KQZ’së, po pas vendimit të PZAP për mospranim të votave nga Serbia, ua mundësoi hyrjen në legjistraturën e shtatë.

Kështu, duke ka refuzuar ankesën e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...