Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Kam dy muaj pa u larë” familja në Kamëz në mjerim total, bashkia i heq ndihmën sociale: Hamë nëpër kazanë

Pa dyer e dritare, kjo është streha ku banojnë 8 anëtarë të familjes Toto. Nga jashtë e rrënuar, brenda thuajse bosh .

“Këtu jetojmë, flemë gjumë. Këtu bie shiu. Vjet i pata bërë llamarinat.”

Ditën për ta  ndriçon  vetëm dielli, netët i kalojnë në terr.

“Këtu flemë ne. Atje fle i vogli me babin.”

Uji që u rrjedh në çezmë thonë se nuk përdoret as për tu larë.

“Pa ujë fare, se është ujë i pisët. Vetëm për të larë duart. Edhe për duart vjen erë e keqe. S’jemi larë më, u bë kohë. Ka dy muaj ose më shumë. Na ka nxirë zjarri.”

Bukën e sigurojnë duke mbledhur kanaçe e hekura për riciklim.

“Njëherë hamë bukë kur kemi lekë, njëherë nuk hamë. Dalim dhe hamë nëpër kazanë, duke punuar.”

Që kur në krye të bashkisë Kamëz erdhi Rakip Suli u hoqi dhe  mbështetjen e vetme ekonomike.

“Tani s’marr gjë, as pension, asgjë.”

Të braktisur e të harruar kaq afër e njëherësh larg syve të njeriut që zgjodhën me votë thirrja e familjes Toto shkon për të gjithë ata që mundet ti ndihmojnë për të dalë nga mjerimi.

Postime të ngjashme

Situata me zjarret në Shqipëri

D V

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...