Agjencia Zhurnal.mk

“Kam trokitur në shumë dyer në Itali”, Alketa rrëfen se cili është ‘sekreti’ i suksesit

Alketa Vejsiu thotë se për gjithë arritjet që ka deri tani, ajo kishte çdo herë përkrahjen e bashkëshortit.

Alketa Vejsiut i është bërë ëndrra realitet, ajo do të jetë bashkëprezantuese e Festivalit Sanremo, shkruan lajmi.net. Teksa njoftoi publikun lidhur me lajmin e mrekullueshëm, moderatorja tha se ndjehet shumë e emocionuar dhe se këtë e vlerëson pikën më të lartë të karrierës.

Përmes një postimi, Alketa ka thënë se çelësi i suksesit të saj në këtë rrugëtim është pikërisht bashkëshorti i saj, i cili e ka shtyrë të mos ndalet asnjëherë dhe t’i realizojë ëndrrat e saj.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ALKETËS, PA NDËRHYRJE:

“Monologu endrrave! La La Land

E shkrova kete monolog duke pare nje yll ne qiell ca kohe me pare! Cdo fjale eshte e vertete dhe e ndjere, mbi te gjitha e jetuar! Ne keto 3 vite kam trokitur ne shume dyer ne Itali, nuk ka qene e thjeshte! Sekreti eshte qe kam pasur nxitjen dhe mbeshtetjen e njeriut qe dashuroj i cili me ka mesuar se kur e do nje grua fort duhet ta mbeshtesesh ne endrrat e saj! “Mos U Dorezo, ti do t’ja dalesh”… Dashuria, forca dhe frymezimi im❤️ Per kete jam nje vajze me fat.
Do t’ju flas gjate njehere tjeter per kete. Dashuria Fiton Gjithmone! ❤️
Ndersa une beja plane te tjera, Zoti bente te tjera plane per mua! Erdhi ftesa e Amadeus! Supriza me e madhe!”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...