Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kamberi për dialogun: Prishtina të insistojë në parimin e reciprocitetit për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, që ‘dridhi’ Kuvendin e Serbisë duke e vendosur flamurin kuqezi e me fjalimin e parë shqip në këtë institucion thotë se qeveria serbe e drejtuar nga Ana Bërnabiq injoron kërkesat politike të Luginës së Preshevës.

Ai është shprehur se e mirëpret rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se në agjendën e këtij procesi duhet të jetë edhe Lugina Preshevës.

“Nuk besojmë në marrëveshje kuptimplotë nëse Lugina e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve do të mbeten tema të patrajtuara. Presim që qeveria në Prishtinë të insistojë në respektimin e parimit të reciprocitetit për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Kamberi ka deklaruar në intervistën për klankosova.tv, se akoma nuk mund të thuhet se shqiptarët e kësaj zone kanë një trajtim adekuat nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

“Jemi në fazën e ekzistimit të vendimeve politike për hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës nga qeveria paraprake në Prishtinë, por ajo zyrë akoma nuk është funksionalizuar. Qëndrimi i qeverisë së re nuk është i qartë rreth të ardhmes së kësaj zyre. Do të ketë ajo një program konkret? Do të përcillet edhe me buxhet adekuat për t’u përkrahur ai program?”.

Postime të ngjashme

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

D V

Kosova regjistron 70 raste të reja me koronavirus

D V

Kosovë: Rreth 90% të rasteve të infektimit janë me variantin Delta

D V

Gërvalla e cilëson shumë të rrezikshme iniciativën Ballkani i Hapur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...