Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kamberi uron VV-në: Për Luginën është e rëndësishme që institucionit e Kosovës të jenë demokratike

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatet e arritura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kamberi ka shprehur mirënjohjen edhe për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje rreth qëndrimeve të tyre lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor.

“Përuroj Lëvizjen Vetëvendosje!, z.Albin Kurti dhe znj.Vjosa Osmani, për fitoren e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Shpreh po ashtu mirënjohjen time për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje, përkatësisht për qëndrimet e tyre të matura politike, lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor. Për Luginën e Preshevës në veçanti dhe për shqiptarët në Serbi në përgjithësi, mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme, që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike. Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar ‘Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak’ dhe të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, shpreh përkushtimin tim të plotë, për të bashkëpunuar me institucionet e reja legjislative, ekzekutive dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Aq më tepër duke pasur parasysh se Republika e Kosovës mbetet shembull i veçantë pozitiv në rajon, lidhur me të drejtat ligjore dhe kushtetuese që garanton për pjesëtarët e minoriteteve. Shembull që shpërfaq po ashtu asimetrinë dhe mosharmonizimin e të drejtave të minoriteteve me Republikën e Serbisë në veçanti, por edhe me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kamberi.

Ai ndër tjera ka shkruar se mbetet jetik hartimi i zbatimit të planit dhe programit shtetëror të Republikës së Kosovës në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës.

“Andaj edhe mbetet jetik hartimi e zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në funksion të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kushte të shtypjes dhe të diskriminimit të tyre, nga ana e aparatit shtetëror të Republikës së Serbisë”, shkruan Kamberi.

Postime të ngjashme

Kjo është gjendja e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

D V

Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

D V

Zjarret në Kosovë, policia del në terren me topa uji – paralajmëron zjarrvënësit se do të përballen me organet e drejtësisë

D V

Albin Kurti pret ekipin e xhudos në aeroportin “Adem Jashari”

D V

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

D V

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...