Shkup, 14 nëntor – Në lidhje me mënyrën se si shpenzohen paratë, Kambovski theksoi se deri tani gjithçka ka qenë e kontrolluar.
Sipas tij, nevojitet një buxhet i pavarur dhe më shumë fonde për të nxjerrë gjyqësorin nga kriza e madhe ku ndodhet.
Këtë e deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kambovski, në emisionin “Top Tema”, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë financiare dhe menaxhimit të fondeve për të përmirësuar funksionimin e sistemit gjyqësor.
Në lidhje me njoftimet për aksione dhe masa të forta, Kambovski tha se për këtë janë kompetente policia dhe prokuroria, ndërsa kryeministri nuk mund të ndërmarrë aksione të tilla.
