Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kamer Maloku i pathyeshëm ne Bruksel tani kërkon titullin ne Kosovë

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani e ka pritur me emocione te mëdha triumfin e fundit ne Bruksel kundër Istvan Kiss sepse pandemia i ka pamundësuar që mos te ketë ndeshje për 1 vit dhe beson shume se viti 2021 do jetë shumë i suksesshëm për të dhe beson shumë se do ndeshet për nje titull bote në vendlindjen e tij në Kosovë më 7 gusht 2021.

 “Kundërshtari çuditerisht ne matjen zyrtare u paraqit më i rëndë dhe normal që pesha e ka forcën e vet mirëpo me konsultim me stafin tim, prapë e pranuam ndeshjen. Sa i përket përballjes në ring e  kisha çdo gjë nën kontroll duke e ditur se kundërshtari do e jap që nga fillimi maksimumin. Ne raundin e parë e testoja, kurse nga raundi i dytë filluam me sulme përpara siç ishte e planifikuar. Me dëshirë kisha boksuar disa runda më gjatë por kundërshtari e dorëzoj ndeshjen duke e ditur që po rrezikon nokautin. Ndryshe, kam pritur me padurim te ngjitem ne ringun e Brukselit sepse kam qen maksimalisht i përgatitur andaj kam shikuar vetëm triumfin”, tha Kameri duke shpresuar shume se sivjet do te ndeshet edhe për titull bote, pse jo edhe ne Kosove.

“E kisha planifikuar që në fund të vitit të kaluar të ndeshem për titull por fatkeqësisht nga pandemia nuk ishte e mundur, kështu që këtë vit e kemi në plane gjithsesi. Besoj se me ndihmën e promotorëve Avdyl Salihu dhe Muharrem Gjocaj shpresoj që të luftoj për titull në Kosovë më 7 Gusht 2021. Kjo për mua do jetë ndeshja më e madhe e jetës sime sepse do zhvillohet në vendlindjen time. Çdo gjë do të jetë ndryshe, duke filluar që nga stërvitjet që dhe këto do i bëj në vendin tim ne Kosovë. Do e jap maksimumin në gjdo mënyrë që të bëhet një mbrëmje e paharruar”, pohoi Kamer Maloku, për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Ndryshe, ai momentalisht ka një rekord te bukur ne boksin profesionist ku prej 15 ndeshjeve, ka 13 fitore dhe vetëm 2 humbje.

Kosova mund te krenohet se tani më Kamer Maloku mund te krenohet se pas vetes ka edhe dy tituj Boxing Federation (UBF) International Super Middle Title dhe world Boxing Federation International Super Middle Title.

Postime të ngjashme

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin italian

D V

Televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë – shpjegimi është i çuditshëm

D V

Ish-e dashura i dërgon një mesazh shumë të sikletshëm për fituesin e medaljes olimpike në intervistën televizive

D V

Si të mos i mjaftonte skandali me vajzat e zhveshura, Rooney tani shkakton rrëmujë edhe te skuadra që është trajner

D V

Roma dhe Atalanta monitorojnë mbrojtësin Uduokhai

D V

Giroud ka arritur te Milani dhe i ka filluar stërvitjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...