Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kamerun, të paktën 40 persona humbin jetën në dy aksidente rrugore

Aksidenti i parë ndodhi herët në mëngjes në urën Nemale pranë qytetit Makenene, duke marrë të paktën 37 jetë njerëzish.

Si pasojë e dy aksidenteve në pjesën perëndimore dhe lindore të Kamerunit kanë humbur jetën të paktën 40 persona dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton CRTV, aksidenti i parë ndodhi herët në mëngjes në urën Nemale pranë qytetit Makenene, duke marrë të paktën 37 jetë njerëzish.

Tre të tjerë humbën jetën në një aksident tjetër në rrugën Mengong-Sangmelima në rajonin jugor të vendit.

Disa media kamerunase kanë raportuar të paktën 52 të vdekur, përfshirë gazetën Camer.be e cila citoi grupin e ndërgjegjësimit për sigurinë e ngasjes “Securoute”.

Viktimat u transportuan në objektet shëndetësore aty pranë, ndërkohë autoritetet shprehën shqetësim se numri i viktimave mund të rritet.

Ministri i Transportit, si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë u dërguan në vendin e ngjarjes nga kryeministri Joseph Ngute “për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga ky aksident i rëndë i trafikut rrugor”.

Postime të ngjashme

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

Presidenti i Brazilit: Boll u qatë për koronavirusin

T E

Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar

T E

Rritja e rasteve mund ta ngufasë shëndetësinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...