Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Kamëz, aksidentohen me vetura dy vajza, humb jetën 22-vjeçarja

Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë, i ndodhur të shtunën në Kamëz, që ia mori jetën një vajze vetëm 22 vjeçe. Në video shihet momenti kur makina “Smart”, në timonin e së cilës ndodhej 19-vjeçarja Deni Doku, i del para një makine “Benz”, që vinte në kahun e kundërt të rrugës.

 Përplasja është tepër e fortë. Makina e vogël në të cilën udhëtonte Doku së bashku me 22-vjeçaren Alida S. bën një rrotullim thuajse 360 gradë, duke u përplasur edhe me një automjet që po vinte nga pas.

Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura, në gjendje më të rëndë e reja 22-vjeçare, e cila fatkeqësisht këtë të diel humbi jetën në spital.

Një ditë më parë, në njoftimin e saj për mediat, policia e Tiranës sqaronte: “D.D., 19 vjeçe, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi në kryqëzimin e rrugës ‘Demokracia’ me rrugën ‘Kongresi i Dibrës’, duke drejtuar mjetin me pasagjere A.S, 22 vjeçe, është përfshirë në një përplasje me 2 mjete të tjera dhe për pasojë janë dëmtuar, ku shtetasja D.D. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse A.S. ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Tronditjen për ngjarjen e rëndë shoferja 19-vjeçare Deni Doku e ka ndarë edhe në një postim në rrjetet sociale.

“Nuk e di nga t’ia nis dhe si të flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Më duket sikur po më pret në shtëpi, ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje. Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim, pjesë e zemrës time, e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje. Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund të na ndajë, as ajo natë e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu më mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës, Të dua”,shkruajti 19-vjeçarja./tvklan.al

Postime të ngjashme

PD dhe LSI nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor me sloganin ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’

S.B.

“Dyshojmë që qarkullojnë variantet e reja të Covid-19″/ Manastirliu: Me vaksinat AstraZeneca do të kemi prioritet mësuesit

S.B.

Falsifikuan testet PCR, akuzë kundër 12 personave

Z H

Vijon vaksinimi i të moshuarve/ Komentet e tyre për procesin: Nuk e ndjeva fare, jam shumë i kënaqur

S.B.

Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona

S.B.

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Pejë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...