Kampionët italianë të vitit 1982 letër Kombëtares para sfidës finale: Guxoni të ëndërroni, zbrisni në Wembley dhe jepni gjithçka nga vetja

Kombëtarja e Italisë do të përballet me atë të Anglisë në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

 

Azzurët janë duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, por do të kenë punë të vështirë përballë anglezëve që luajnë në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’.

Për t’i motivuar edhe më shumë lojtarët e tyre, legjendat e Italisë të cilët fituan Kampionatin Botëror në vitin 1982 në Spanjë, kanë vendosur t’i dërgojnë një letër të përbashkët futbollistëve aktualë.

Nga Dino Zoff te Franco Baresi, Beppe Bergomi e të tjerë kanë shkruar një letër emocionuese për lojtarët aktual të Italisë.

Legjendat italiane i kanë dërguar letër motivuese lojtarëve duke i kërkuar të zbresin në fushë dhe të guxojnë ta fitojnë trofeun.

Letra e plotë e legjendave italiane të vitit 1982:

“Të kaltër!

Javët e fundit kemi parë tek ju shumë, shumë prej nesh dhe të historisë sonë, sportive dhe njerëzore. Në guximin tuaj, në pasionin tuaj, në ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne e kemi gjetur veten. Historitë e mira nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten me kalimin e kohës, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë”.

“Do të jetë e njëjta gjë për ju. Çfarëdo që të ndodhë. Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe e bën të mundur. Gjithmonë guxoni, ëndërroni për të ardhmen që mund të ndërtoni. Dhe tani shkoni në Londër, zbrisni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni dhënë gjithmonë … historitë e mira nuk mbarojnë kurrë!”

“Dino Zoff, Franco Baresi, Giuseppe Bergomi, Fulvio Collovati, Claudio Gentile, Bruno Conti, Gabriele Oriali, Marco Tardelli,Franco Causio,Francesco Graziani,Alessandro Altobelli,Daniele Massaro”, thuhet në letrën e legjendave italiane.

Related posts

Sancho flet për herë të parë që prej finales së Euro 2020 dhe ka një mesazh të fuqishëm

Z H

“Bëmë historinë së bashku”, Granit Xhaka falënderon Petkovicin pas largimit nga Zvicra

D V

Publikohet lista me 11 sportistë që përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More