Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kampionët luajnë baras – Franca kualifikohet si lider, Portugalia nga vendi i tretë

Me rezultat të barabartë (2-2) është mbyllur sfida e fundit grupore e ‘Euro 2020’ ndërmjet Portugalisë dhe Francës që u zhvillua në Puskas Arena.

Padyshim se vëmendja e gjithë futbolldashësve ishte në Puskas Arena, ku luajtën kampioni evropian dhe kampioni botëror.

Me rezultat të barabartë (1-1) u mbyll pjesa e parë, në të cilën protagonistë ishin Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

(Foto: Twitter/Uefa Euro 2020)

Portieri Hugo Lloris e grushtoi Danilon dhe gjyqtari vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh. I saktë nga pika e bardhë ishte njeriu i rekordeve, Cristiano Ronaldo (31’).

Në minutat shtesë u akordua penallti edhe për francezët, të cilën e konvertoi në gol Karim Benzema (45’+2).

(Foto: Twitter/CBS Sport Golazo)

Edhe në fraksionin e dytë të lojës, protagonistë ishin të njëjtit emra – Benzema dhe Ronaldo.

Me të filluar pjesa e dytë (47’) Franca gjeti golin sërish. Paul Pogba me një pasim të bukur e vë para portës Benzeman, i cili me një goditje të shkëlqyer shënoi për përmbysjen e rezultatit.

(Foto: Screenshot/Twitter/Sic)

Nuk vonoi reagimi i CR7, i cili nxori një penallti dhe më pas e konvertoi në gol (60’) nga pika e bardhë.

Pas dramës në ndeshjet e fundit në Grupin F, nga vendi i parë kualifikohet Franca (pesë pikë), nga vendi i dytë Gjermania (me katër pikë) dhe Portugalia nga vendi i tretë (katër pikë).

Postime të ngjashme

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

D V

Përfundon gara për notaren e Shqipërisë, renditet e 42-ta

D V

Biles tërhiqet edhe nga dy gara në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

D V

Mourinho kritikon lojtarët: Luajnë Fortnite gjithë natën, është një marrëzi

D V

Mkhitaryan: Kush dëshiron Scudetton duhet të mbarojë punë me Romën

D V

Milani përgatitë ofertë për Iscon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...