Agjencia Zhurnal.mk

Kampioni Europian Besiri Alili shpërblehet me 1 milion denarë nga Agjencia për rini dhe sport

Shkup, 25 qershor – Zhurnal.mk – Drejtori i Agjencisë për të rinjë dhe sport, Darko Kaevski informoi se kampioni i ri europian Besir Alili, do të shpërblehet me 1 milion denarë për suksesin e arritur në garat europiane, njofton Zhurnal.

Ai u kthye me medalje të artë nga Kampionati Europian për kadetë në Firencë të Italisë e për këtë e uroi vet Kaevski.

“Në emër timin dhe në emër të Agjencisë për të rinjë dhe sport, kisha nderin t’a uroj djaloshin e artë Besir Alilin i cili na erdhi me medalje të artë nga Kampionati Europian për kadetë në Firencë të Italisë”, ka uruar Kaevski.

Besiri do të shpërblehet me 1 milion denarë nga kjo Agjenci. Kaevski shpreson që Besiri të vazhdojë të ndjekë këshillat e trajnerit të tij dhe me përkushtim maksimal të ndjekë emrat të cilët kanë përfaqësuar vendin dhe kanë kontribuar në zhvillimin e mundjes në vendin tonë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...