Agjencia Zhurnal.mk.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi: Nuk do t’ju zhgënjejmë

Fituesja e medaljes së Artë në vitin 2016 në Rio, Majlinda Kelmendi, ka folur në ceremoninë e veçantë, në të cilën presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar flamurin shtetëror ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Xhudistja e famshme deklaroi se është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe që ajo e pranon për herë të dytë flamurin e shtetit dhe premtoi se do ta përfaqësojnë Kosovën në Tokio në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe për mua që për herë të dytë ta pranoj flamurin dhe të jem flamurtare e shtetit tonë Kosovës në Lojëra Olimpike, mirëpo kësaj radhe si kampione aktuale olimpike”.

“Unë si kapitene e ekipit po besoj edhe po shpresoj shumë që prapë do ta përfaqësojmë shtetin në mënyrën më të mirë të mundshme me dinjitetin më të madh edhe po besoj shumë që nuk do t’ju zhgënjejmë në krye me trajnerin tonë Driton Kuka edhe me të gjithë sportistë tjerë”.

“Përkrahja juaj për të gjithë ne do të thotë shumë edhe fatmirësisht sonte sidomos, unë për vete gjithmonë e ndjej që e kam përkrahjen e njerëzve mirëpo sonte e kam ndjerë që edhe të gjithë sportistët tjerë e kanë ndjerë këtë”, ka deklaruar Majlinda.

https://www.facebook.com/watch/?v=497418504852306

Related posts

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

D V

“I trishtuar”, Acerbi thyen heshtjen pas shpalljes së pafajësisë për rastin e racizmit

D V

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy