Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kanada, policia arreston të dyshuarin për vrasje me thikë gjatë Halloween-it në Quebec

Zhurnal Ads

Policia në Quebec City sot arrestoi një burrë nën dyshimet për vrasjen e dy personave me thikë dhe plagosjen e pesë të tjerëve gjatë Halloween-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një i ri në mes të të 20-ave thuhet se u arrestua në lidhje me sulmet e natës së Halloween-it dhe u dërgua në spital.

Policia paralajmëroi më parë banorët të qëndronin në shtëpitë e tyre teksa ata përpiqeshin të kapnin një burrë të veshur me rroba mesjetare dhe të armatosur me thikë i cili la “disa viktima”.

Zëdhënësi Etienne Doyon tha se policia u njoftua për herë të parë për sulmin pranë Asamblesë Kombëtare pak para orës 22:30, sipas kohës lokale.

Pesë nga të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa zëdhënësi tha se ata nuk janë në rrezik jete. Motivi i sulmit nuk është përcaktuar ende.

Carlos Godoy, i cili jeton në zonë, tha se njësitë e policisë kontrolluan oborrin e tij ndërsa kërkonin të dyshuarin.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Argjentina bëhet vendi i pestë në botë me mbi një milion raste me COVID-19

admin

Shkencëtarët japonezë zbulojnë një lloj të ri koronavirusi

T E

Vendi i parë në Europë që rikthehet në izolim

admin

COVID-19, Biden shpalos paketën për ndihmë ekonomike prej 1.9 trilion dollarësh

S.B.

Egjipti liron 3 aktivistë për të drejtat e njeriut

S.B.

Irani për herë të parë fillon testimin e vaksinës vendore COVID-19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...