Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kanadaja do të ndalojë qeset plastike njëpërdorimëshe deri në fund të 2021

“Ndotja plastike kërcënon mjedisin tonë natyror. Ajo mbush lumenjtë ose liqenet tona dhe veçanërisht oqeanet tona, duke mbytur kafshët e egra që jetojnë atje”, tha Wilkinson.

Kanadaja ka prezantuar planin e saj që të ndalojë plastikat e dëmshme njëpërdorimëshe deri në fund të vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo masë erdhi me qëllim të adresimit të ndotjes plastike dhe për të arritur qëllimin e vendit për mbeturina zero të plastikës deri në vitin 2030”, tha ministri i Mjedisit, Jonathan Wilkinson të mërkurën në një konferencë për media.

“Ndotja plastike kërcënon mjedisin tonë natyror. Ajo mbush lumenjtë ose liqenet tona dhe veçanërisht oqeanet tona, duke mbytur kafshët e egra që jetojnë atje”, tha Wilkinson. “Kanadezët shohin ndikimin që ka ndotja nga bregu në breg deri në bregdet”, tha ai.

Ndalimi përfshin qeset plastike ushqimore, fyshtat, shkopinj plastike për përzierje, unaza me gjashtë pako, takëm dhe komplete ushqimore.

Qeveria e kryeministrit, Justin Trudeau lëshoi gjithashtu një letër diskutimi që kërkon reagimin e publikut për këtë çështje.

Plani për ndalimin e të gjitha plastikave njëpërdorimëshe u shpreh së pari nga Trudeau vitin e kaluar.

Postime të ngjashme

Rritja e rasteve mund ta ngufasë shëndetësinë

T E

Çfarë pritet pas tërmeteve që tronditën Greqinë, paralajmërimi i sizmiologut!

S.B.

Sanksionet nga SHBA, Moska paralajmëron: Do t’i befasojmë së shpejti

S.B.

Pamje: Blindohet Bagdadi, Papa Françesku pritet me nderime të larta në Irak

S.B.

Ekspertët e OBSH pritet “të copëtojnë” raportin e përkohshëm në Wuhan

S.B.

Universiteti turk: Vaksina Sinovac e Kinës 83.5% efektive

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...