Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kanadaja refuzon 150 mijë $ nga Irani për viktimat e avionit të rrëzuar

Irani nuk ka të drejtë të vendosë në mënyrë arbitrare se sa kompensim do të paguhet për 176 udhëtarët dhe ekuipazhin e vrarë gabimisht nga raketat e Gardës Revolucionare Iraniane, thanë zyrtarët kanadezë.

Kanadaja refuzoi ofertën e Iranit prej 150 mijë dollarëve kanadez për familjet e viktimave të avionit ukrainas të rrëzuar një vit më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët kanadezë theksuan se Irani nuk ka të drejtë të vendosë në mënyrë arbitrare se sa kompensim do të paguhet për 176 udhëtarët dhe ekuipazhin e vrarë gabimisht nga raketat e Gardës Revolucionare Iraniane.

Në mesin e viktimave 55 ishin shtetas kanadezë, 30 banorë të përhershëm dhe të tjerët ishin pasagjerë nga vendet e tjera.

“Ekziston një proces negocimi që ende nuk ka ndodhur. Pra, është pak herët për ta bërë atë publike, sepse asnjëra palë e përfshirë në këtë proces nuk kishte të dhëna”, deklaroi Ralph Goodale, ministër i Sigurisë Publike dhe Gatishmërisë Emergjente i Kanadasë.

Britania e Madhe, Afganistani, Suedia dhe Ukraina gjithashtu humbën shtetas të tyre në këtë katastrofë.

Refuzimi i propozimit iranian, i bërë më 30 dhjetor, vjen një ditë para ditës kombëtare të përkujtimit të 8 janarit në Kanada.

Goodale tha se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kohët e fundit foli me të gjitha familjet dhe riafirmoi ditën kushtuar shënimit të përvjetorit të saj të parë.

Ai gjithashtu tha se ka pyetje për Iranin, ku kërkohen detaje se si erdhi që Garda Revolucionare rrëzoi aeroplanin.

Disa orë para se aeroplani të nisej nga Teherani, një breshëri raketash u lëshua kundër bazave ushtarake amerikane nga Irani në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, që u urdhërua nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Zyrtarët iranianë thanë se sulmi ndaj aeroplanit ishte rezultat i identifikimit të gabuar të aeroplanit, duke konsideruar sulm të SHBA-së.

“Pse Irani e mbajti hapësirën e tij ajrore të hapur?” pyeti Goodale, nëse Irani parashikonte hakmarrje ndaj amerikanëve.

Postime të ngjashme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

T E

Dilema false e rrezikut pas vaksinimit

T E

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

T E

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

T E

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...