Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Kanadezja u rrëzua pas një krize shëndetësore, e shpëtoi qeni i saj – reagimi i kafshës la pa fjalë të gjithë

Një familje kanadeze është mirënjohëse pasi qeni i familjes dhe dy fqinjët shpëtuan vajzën e tyre gjatë një urgjence të papritur mjekësore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Haley Moore dhe familja e saj shpëtuan Clover si një qenush dhe këtë javë ai ua ktheu “borxhin”.

“Gjithë sa mbaj mend është që jam zgjuar në ambulancë dhe të kem qenë vërtet konfuze; duke menduar se çfarë po ndodh”, ka thënë Haley Moore.

Siç bëhet e ditur, Moore ishte duke ecur nëpër lagjen e saj Stittsville me qenushin e saj kur ajo pati një krizë të papritur.

Me asnjë njeri përreth, qeni u hodh në veprim. Së pari duke kontrolluar Haleyn, pastaj duke parë nëse po kalonte ndonjë makinë.

Pasi u lirua nga zinxhiri, Clover detyroi automjetin tjetër të ndalonte dhe të ndihmonte gruan.

Dryden Oatway menjëherë ndaloi për të ndihmuar dhe tha se ishte i impresionuar nga veprimet e qenit – por jo vetëm ai.

“Qenushi, në fakt më bllokoi rrugën”, tha ai. “Ajo disi u kthye në rrugë për të bllokuar kamionin tim”.

Moore u trajtua nga mjekët dhe nuk e dinë se çfarë e shkaktoi këtë gjë por thotë se e di që nëse do të ndodhë përsëri, Clover është atje për ta mbrojtur atë.

“Ndihem 10 herë më e sigurt kur e di që ajo do të jetë aty për mua”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

Vdes babai i 89 fëmijëve me 38 gra

Zekirija Haxhiu

Vendi ku nuk ka rënë shi që 400 vjet

Dafina Vidishiqi

Vula 7.000-vjeçe në Izrael mund të ishte përdorur për nënshkrimin e dërgesave

Dafina Vidishiqi

Enigma të cilën mund ta zgjidhin vetëm një për qind e njerëzve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...