Agjencia Zhurnal.mk

Kancelarja gjermane: Evropa po përballet me situatën më të vështirë në histori

Evropa po përballet me “situatën më të vështirë në histori” për shkak të krizës së koronavirusit, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët  me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke folur nga Berlini të enjten, në kohën kur Gjermania fitoi Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm, Merkel paralajmëroi që pandemia ishte “shumë larg përfundimit” dhe se “ne e shohim çdo ditë se virusi nuk është zhdukur”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Von der Leyen, duke folur nga Brukseli, tha se ” deklarimi i presidencës gjermane erdhi “në një kohë të rëndësishme”, “duke shtuar se” “gjashtë muajt e ardhshëm do të përcaktojnë të ardhmen e Evropës”.

Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të arrijnë marrëveshje të shpejtë mbi fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh për të luftuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga kriza e koronavirusit, duke thënë se BE ishte “nën presion ekstrem kohor”.

Aleanca do të diskutojë planin e shpëtimit financiar në një samit të jashtëzakonshëm më 17 dhe 18 korrik. Megjithatë, vëllimi, financimi dhe lloji i ndihmës akoma nuk janë diskutuar midis 27 vendeve anëtare. Përveç krizës së koronavirusit, samiti do të merret me tema të tilla si mbrojtja e klimës, dixhitalizimi dhe migracioni. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!