Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë kancelaren gjermane Angela Merkel në Uashington më 15 korrik në një vizitë që mund të jetë e fundit në detyrë në Shtetet e Bashkuara pas gati 16 vitesh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Njoftimi u bë të premten në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani. Zoti Biden ka pritur në Uashington dy udhëheqës të tjerë botërorë që kur mori detyrën, ata të Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se zoti Biden dhe zonja Merkel “do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë në një sërë sfidash të përbashkëta, përfshirë luftën ndaj pandemisë së COVID-19, masat ndaj rrezikut të ndryshimit të klimës dhe nxitjen e mirëqenies ekonomike dhe sigurisë ndërkombëtare, bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike. “

Një mospërputhje mbi përfundimin e gazsjellësit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh që transporton gazin rus në Evropë ka acaruar marrëdhëniet në një kohë kur Berlini dhe Uashingtoni duan të rindërtojnë marrëdhëniet pas mandatit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga sanksionet muajin e kaluar ndajkompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, duke i dhënë Berlinit dhe Uashingtonit tre muaj kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Kancelarja Merkel ka thënë se do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, pavarësisht nga rezultatet e partisë së saj Demokristiane.

Udhëtimi është planifikuar vetëm disa ditë pas një afati të 10 korrikut për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur një mosmarrëveshje gati 17-vjeçare mbi subvencionet e qeverisë për kompanitë Airbus dhe Boeing.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje përpara se tarifat e pezulluara aktualisht të kthehen në fuqi më 11 korrik./VOA

Postime të ngjashme

Izraeli fajëson Iranin për sulmin ndaj një cisterne të naftës

D V

Disa të vrarë në një sulm gjatë një funerali në Irak

D V

CDC: Delta ka ndryshuar luftën ndaj koronavirusit

D V

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

D V

Disa persona të vdekur nga vërshimet në Bangladesh

D V

Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...