Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kancelarja Merkel tregon se kur do të fillojë vaksinimi dhe kush do ta marrë atë në fillim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual me udhëheqësit e Bashkimit Evropian të enjten vonë,  pret që një vaksinë kundër COVID-19  të aprovohet në Evropë në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Merkel tha se do të ketë aprovime të vaksinave deri në dhjetor ose të paktën në fillim të vitit të ardhshëm.

“Duhet të them se lajmet e ditëve të fundit rreth një vaksine janë shumë pozitive dhe ne mendojmë se do të ketë aprovime të vaksinave deri në dhjetor ose të paktën në fillim të vitit të ardhshëm dhe natyrisht që vaksinimet mund të fillojnë”, tha ajo.

Merkel po ashtu shtoi se baza etike e vaksinimit po diskutohet midis të gjithë vendeve anëtare të BE-së, duke shtuar se përparësitë e vaksinimit janë të ngjashme në shumicën e vendeve anëtare, së pari personeli mjekësor, e më pastaj shtresat.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...