Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kandidatët e BKH po mbikëqyren nga tre prokurorë të SPAK

Zhurnal Ads

Kandidatët të cilët po garojnë për të qenë pjesë e Byroja Kombëtare e Hetimit janë duke u mbikëqyrur prej një komisioni të përbërë nga tre prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të përzgjedhur në mënyrë rastësore. Sipas njoftimit të BKKH-së, Komisionit Ndërkombëtar do të sigurojë që këto faza kryhen dhe pikëzohen në mënyrën më të drejtë dhe transparente të mundshme.

SPAK beson se këto standarte të larta të ndërtuara  sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) do të jenë faktorë të rëndësishëm për të siguruar që hetuesit e BKH-së janë të përgatitur dhe të aftë për të kryer punën e vështirë që i pret para.

Njoftimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit:

Byroja Kombëtare e Hetimit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve të saj ndaj popullit shqiptar, duhet t’ju përmbahet standarteve më të larta. Me këtë qëllim, kriteret për t’u bërë një hetues janë të vështira dhe janë zgjedhur të tilla për të krijuar një grup unik dhe të përzgjedhur hetuesish. Të gjithë hapat e procesit të përzgjedhjes, shumë prej tyre të ndërtuar sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara, janë rishikuar prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparencë. Këta hapa përfshijnë verifikimin e aplikuesve për përmbushjen e kritereve, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, shkrimin e esesë, intervistën me panel, testin e poligrafit dhe verifikimin e pasurisë dhe figurës. Ndërkohë që kandidatët kanë hedhur këta hapa, janë duke u mbikëqyrur prej një komisioni të përbërë nga tre prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, dhe prej Komisionit Ndërkombëtar për të siguruar që këto faza kryhen dhe pikëzohen në mënyrën më të drejtë dhe transparente të mundshme. SPAK beson se këto standarte të larta do të jenë faktorë të rëndësishëm për të siguruar që hetuesit e BKH-së janë të përgatitur dhe të aftë për të kryer punën e vështirë që i pret para.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rokada në kabinetin qeveritar 4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit! Pse Rama zgjodhi Bledi Çuçin dhe Milva Ekonomin

S.B.

Përmbytjet në autostradë, rreziku që vjen nga digat

T E

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Piqeras, humb jetën një 34-vjeçar, plagosen dy të tjerë

admin

“Humbëm rreth 50 mijë vende pune”, Gent Sejko: Covid-19 goditi fort ekonominë, kemi ngushtimin më të madh të PBB në dy dekadat e fundit

S.B.

Osmani nis takimet në ditën e dytë të vizitës në Tiranë

S.B.

Aksidentohet autoambulanca në Sarandë, infermierja niset me helikopter drejt Tiranës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...