Kandidatët për Çairin bëhen bashkë për një kafe në Çarshi, mungoi Bekim Sali (VIDEO)

Shkup, 2 tetor – I pari që erdhi ishte Visar Ganiu, kryetari aktual nga radhët e BDI-së që synon edhe një mandat për Komunën e Çairit.

Më pas erdhi edhe Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa, e pas tij edhe kandidati i PDSH-së Misin Gradinaj.

Ky takim në sheshin “Skënderbeu” nuk është i rastësishëm, por nismë e emisionit “Pastel” të TV21 për fushatë pozitive me kandidatët për kryetarë të Çairit, e kjo duke u shoqëruar për një kafe në Çarshinë e Shkupit.

“Le të ketë kualitet, nuk është me rëndësi kush fiton, fundi fundit një do të fitojë…”

Edhe kur del për pak minuta për kafen e mëngjesit, duket e pamundur të shkëputesh tërësisht nga celulari, por kjo nuk e pengoi shumë shoqërimin.

“Ja kështu, foto vëllazërore… Ne e urojmë atë që fiton!”.

Po kur ndezën cigare, Rexhepi i Besës lëshoi një shaka.

“Se këto s’kanë katran, boll na e kanë nxirë jetën këta, tash edhe me cigare katran, shumë bëhet…”

E me shaka të ngjashme vazhdoi edhe Ganiu, kur po flitej për hapjen e qendrave kulturore.

Misin Gradinaj: Të kesh qendër kulturore, të rinjtë bashkë, aty është truri… ecën puna përpara! Dalin kuadro!

Kastriot Rexhepi: Të gjitha projektet unë që i kam…

Visar Ganiu: Krejt çfarë i ke ti, i realizoj unë…

E pas këtyre të qeshurave, kishte mesazhe për gara zgjedhore nuk duhet të krijojë zënka dhe hasmëri mes njerëzve.

“Jemi të gjithë të Çairit, jemi fqinj, në këtë territor të vogël që e kemi, njihemi mes vete, nga ana tjetër bukur e cekët që mund të jemi oponentë politik, por jo armiq! Garojmë secili me programin e vet, gara dhe ngadhënjimi duhet të jetë fer-play”, tha Visar Ganiu kandidat i BDI-së për Çairin.

“Në fund të fundit jemi të gjithë vëllezër, të një kombi e gjaku dhe ne po kandidojmë duke menduar që ta bëjmë më mirë se njëri-tjetri mirëpo në fund kjo është garë politike, nuk është luftë dhe nuk duhet të ketë urrejtje dhe raporte të prishura ndërnjerëzore”, u shpreh Kastriot Rexhepi kandidat i Lëvizjes Besa për Çairin.

“Secili e ka programin e vet, i ka opsionet e veta për kryetar komune, ai që është më i miri le të fitojë! Unë jam ai që e zgjas dorën, sidomos këtyre dyve këtu, absolutisht nuk kam as pretendime partiake që t’i luftoj e as individuale”, theksoi Misin Gradinaj kandidat i PDSH-së për Çairin.

“PËR ÇAIRIN!”

I ftuar ishte edhe kandidati i Aleancës-Alternativës, Bekim Sali, por na tha se e ka të pamundur të vijë për shkak të obligimeve./TV21

Related posts

Gjorçev thirrje Carovskës: Siguroni libra dhe tabletë për nxënësit

Z H

Një e treta e rrjetit të Telekomit gati për 5G

Z H

Presidenti Pendarovski do të ketë fjalim në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More