Kandidati për President dhe Liderët e VLEN-it takojnë të dërguarin e posaçshëm të Sllovenisë për Ballkanin Perendimor Anxhej Frangezh

nga Redaksia

Shkup, 9 prill – Sot, në selinë e Lëvizjes Demokratike, liderët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit VLEN z. Izet Mexhiti, z. Afrim Gashi dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa z. Blerim Sejdiu bashkë me kandidatin për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari realizuan takim me z. Anzhej Frangesh, i Dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.

Fokus i takimit ishin zhvillimet politike në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe e ardhmja evropiane e vendit. Në këtë drejtim liderët e koalicionit VLEN siguruan z. Frangesh, se koalicioni VLEN, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe si qeverisje e ardhshme, do të dedikojë tërë kapitalin e saj politik në realizimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, përmbyllejn e sukseshme të negociatave për anëtarësim në BE, dhe rritjen e kohezionet me vendet evropiane në sektorë kyç siç janë shteti i së drejtës, infrastruktura dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror.

Liderët e VLEN-it falënderuan z. Frangesh për rolin jetik të Sllovenisë në avancimin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ruajtjen e sigurisë dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.

Ndryshe, në takim prezent ishin edhe bashkëpunëtorja e të Dërguarit të Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, znj. Maja Novak Drnovshçek si dhe Ambasadori slloven në Shkup, z. Gregor Presker.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More