Agjencia Zhurnal.mk

Kandidatja shqiptare, në garë për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit grek

Në Greqi, edhe pse zyrtarisht vendi është në heshtje parazgjedhore, shtabet e kandidateve në zgjedhjet lokale vazhdojnë punën për të informuar votuesit për mënyrën dhe vendit e votimit. 

Në këtë proces të shumëfishtë zgjedhor, partitë politike, por edhe kandidatët kanë shpalosur projektet e tyre nëse do te dalin fitues nga gara.  Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba, thotë se stafi i saj po punon intensivisht për të sqaruar bashkatdhetarët për mënyrën e votimit, por edhe se ku ata do të votojnë.

Ajo shprehet optimiste, pasi siç thotë, projekti i saj në Bashkinë e kryeqytetit helen parashikon mbështetje për shtresat në nevojë, siç janë banesa sociale, kuota punësimi në Bashki për shtetasit shqiptarë që banojnë në kryeqytetin helen dhe ndërtimin e një qendre kulturore për emigrantët shqiptarë atje, përcjell albinfo.ch.

“Dita e nesërme është më e rëndësishme për të gjithë ne. Bashkia e Athinës parashikon mbështetje edhe për shqiptarët. Siç janë banesa sociale, qendrat kulturore për të gjitha festat tona. Shqiptarë përbëjnë 5 % të popullsisë, çka na jep mundësinë për të kërkaur edhe punësim në Bashki”, tha për Top Channel kandidatja për Këshillin Bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...