Kandidimi për kryeparlamentar/ Afrim Gashi dorëhiqet nga kryetari i Alternativës

nga Xh M

Shkuo, 27 maj – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror të Alternativës, të mbajtur të enjten (më 23 maj 2024), mes tjerash, u diskutua edhe kandidatura e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë.

Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More