Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

“Kanë ardhur gati të ngrimë krejt”, Haradinaj tregon si u njoftua me Thaçin e Veselin

Prishtinë, 23 nëntor, Zhurnal-ks – Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, kohë më parë kishte rrëfyer se kur e si është takuar për herë të parë me ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK’së, Kadri Veseli.

Haradinaj kishte deklaruar se me Thaçin e Veselin ishte takuar rreth vitit 1994, në dasmën e vëllait të tij, Shkelzen Haradinaj.

“Në vitin 1993 kur kanë ardhur në shtëpi me Luanin, nëse nuk gaboj, ose 1994. Aty i kam takuar për herë të parë por nuk e ka ditë se kush janë. E di që i kemi pas edhe në dasmë se është viti kur është martuar Shkelzeni edhe ka qenë po ashtu periudhë e ftoftë me reshje, e kanë ardhë pothuajse gati të ngrimë krejt. I kemi trajtua, unë i ka pa, kemi nejt me ta dhe kanë shkua pastaj prapë janë kthye dhe me miqtë e Shkelzenit e kanë vazhdua rrugën për Shqipëri. Aty ka qenë rasti i parë kur unë i kam pa ”, ka thënë Haradinaj për Konak

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...